Komuna e Drenasit në Sheshin “Fehmi Lladrovci” permes aktivitetit njëditor shënoi “Ditën e Legalizimeve”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i qytetarëve të Komunës, Institucioneve dhe Shoqatave për procesin e trajtimit të ndërtimeve pa leje.
Gjatë këtij aktiviteti zyrtarët komunal inkurajuan qytetarët të regjistrojnë ndërtimet pa leje, mënyra se si duhet fillimisht të bëhet kërkesa për regjistrimin në regjistrin komunal dhe plotësimi iaplikacionit.
Zyrtarët vendosën posterët nëpër vende kyqe dhe shpërndanë fletushka informuese “Se si të pajisen me leje të legalizimit”, udhëzues për legalizim si dhe aplikacionet.