Shënohet 30 Gushti, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve në Kosovë
Të hënën ne një aktivitet simbolik, është shënuar 30 Gushti, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve në Kosovë.
Me këtë rast, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci së bashku me stafin e administratës komunale dhe përfaqësuesen e shoqatës së të zhdukurve, Kumrije Preknku, kanë lëshuar në qiell 41 balona të bardhë me një pikëpyetje të zezë, duke kujtuar e nderuar 41 persona të zhdukur që ka Komuna e Drenasit që nga përfundimi i luftës së fundit të vitit 1999.