Në fshatin Llapushnik është mbajtur tubimi përkujtimor kushtuar 15 vjetorit të Epopesë së Grykës së Llapushnikut dhe lavdisë së kësaj dite ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë tubim morën pjes përfaqësues nga Komuna e Drenasit, nga institucionet e Kosovës dhe qytetarë të shumtë. Një historik të kësaj ngjarje e prezentoi Mehdi Thaçi nga këshilli organizativ. Kurse në fjalimin e kryetarit të Komunës, z. Nexhat Demaku, vlerësoi lart Epopenë e Grykës së Llapushnikut duke thënë se është nder betejat me të lavdishme të luftës heroike te UÇK-së. Pastaj fjala ju dha z.Ferat Shalës, ish-Komandant i Njesisë Operative “Pllumbi”. Smajl Elezaj mori fjalën e rastit ne emër të Shoqatave të Dalura nga lufta e UÇK-së, ndërsa në fund të këtij manifestimi u dha edhe një program i pasur artistik që edhe mbylli përvjetorin e kësaj Epopeje.