Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Administratës së Përgjithshme-Njesiti për të Drejtat e Njeriut, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Organizatën e Personave me Aftësi të Kufizuara "Handikos" dhe OJQ "O’MIK" për nderë të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Fëmijëve, mbanë eveniment kulturor me fëmijët e Komunës sonë, me moton "JAM FËMIJË POR KAM TË DREJTA".
Pjesëmarrës ishin Nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Arsim Haxhiu, Drejtorët e Drejtorateve Komunal, Zyrtarë Komunal, familjarë dhe fëmijë-nxënës nga shkollat fillore, nga qerdhet e qytetit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara nga "Handikos" në Drenas. I ftuar i veçantë i këtij evenimenti ishte shkrimtari ynë z. Daut Demaku.
Me këtë rast janë shpërndarë 120 libra (40 të shkrimtarit Rifat Kukaj) për fëmijë gratis, të siguruar nga Njësiti për të Drejtat e Njeriut dhe OJQ "Handikos". Gjithashtu është përgatitur ushqim tradicional nga familjet pjesëmarrëse ku mjetet e grumbulluara nga ky ushqim iu dedikuan personave me Aftësi të Kufizuara.
Agjenda:
Defilimi i fëmijëve nëpër rrugë të qytetit
Hapja e programit
Historiku i 1 qershorit, nga Zahrie Podrimqaku-Subashi
Fjalë përshëndetëse nga Nënkryetari Haxhiu,
Recital, nxënësit e Shkollës "Halil Bajraktari"
Program kulturor-artistik nga ansambli "Shotë Galica"
Program nga fëmijët e qerdhës "Ardhmëria"
Program nga fëmijët e qerdhës "Bambi"
Pika humoristike nga aktori Eqrem Berisha
Program nga fëmijët e shkollës "Rasim Kiqina"
Orë letrare me shkrimtarin Daut Demaku "si të lexojmë"
Program nga fëmijët e shkollës "Halil Bajraktari"
Poezi nga Personat me Aftësi të Kufizuara "Handikos"
Program kulturor-artistik nga fëmijët e asamblit "Shotë Galica"
Aktivitete të lira të pikturimit nga fëmijët
Fotografi të lira me palaqo
Përmbyllja e programit.