Drenas, më 10 gusht 2011- Në sallën e Kuvendit të Komunës në Drenas duke filluar në ora 13:00, u mbajt seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, me këtë:
Rend dite
1. Propozim – Vendim, për lejimin e ndërrimit të palujtshmërive të tokës në mes të Komunës së Drenasit dhe NEWCO “Feronikeli Complex L.L.C”
Pas disa sqarimeve nga Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, kjo pikë e rendit të ditës u aprovua unanimisht nga delegatët e Kuvendit Komunal.