Dje Kryetari i komunës z.Nexhat Demaku ka nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit me MTI-në për hapjen e qendrës komunale për regjistrimin e bizneseve.
Hapja e kësaj qendre (zyre) e cila do funksionoj ne kuadër te drejtorisë se Bujqësisë dhe zhvillimit Ekonomik, do te jete një prej projekteve me te rëndësishme për krijimin e një ambienti me te volitshëm për biznese, ne mënyrë qe te kenë qasje me te mire ne procedurat e ndryshme administrative si dhe mbështetje dhe këshilla për bizneset e të gjitha kategorive.
Pra me themelimin e kësaj qendre, bizneset e komunës tonë do të kenë mundësi jo vetëm të regjistrohen por edhe do tu ofrohet një pako shërbimesh të nevojshme dhe konsulenca te drejtpërdrejta për investime ne lëmi të ndryshme.
Ky projekt është përkrahur dhe financuar nga Banka Botërore.