Krahas asfaltimit të rrugës në fshatin Nekoc, po punohet edhe në rregullimin e trotuarit në këtë fshat të Komunës së Drenasit. Ky projekt me gjatësi 800 m dhe gjërësi 1.5 m, është i financuar nga Komuna e Drenasit dhe kap një shumë prej 28,199.00 euro. Rregullimi i trotuarit në këtë fshat është prioritet për komunën tonë dhe ka një rëndësi të madhe pasiqë trotuari gjendet në qendër të fshatit, rreth shkollës fillore “Bajram Curri” ku vijojnë mësimin rreth 650 nxënës dhe të gjithë kalojnë përmes këtij trotuari.