Projekti në rregullimin e sipërfaqeve gjelbëruese vazhdoi me gjelbërimin e sheshit të qytetit të Komunës së Drenasit, ku u bë mbjellja e fidaneve të reja. Gjithashtu në këtë fazë u investua në rregullimin e fontanës dhe ndriçimit në sheshin e qytetit. Ky projekt i ndarë në dy faza u financua nga Komuna e Drenasit dhe ka vlerë rreth 25 mijë euro.
Të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim që qyteti ynë të ketë një pamje sa më të bukur dhe të ketë hapësirë të mjaftueshme për pushim për qytetarët tanë.