Përfunduan punimet në rregullimin e kubëzave në qytetin e Komunës së Drenasit. Ky projekt ka një gjatësi prej 380 m, kap një shumë prej afro 30 mijë euro, dhe është projekt i financuar nga Komuna e Drenasit. Rregullimi i kubëzave në këto dy rrugica është prioritet për Komunën e Drenasit pasi që janë rrugica ndërlidhëse në mes lagjeve të qytetit të Komunës së Drenasit.