Rikujtim: Kërkesat për vlerësim të dëmeve do të pranohen deri me datë 14.08.2020
Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore njofton qytetarët se kërkesat për vlerësim të dëmeve nga breshëri do të pranohen deri me datë 14.08.2020 (e premte).
Komisioni pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri, do të hartoj raportin përfundimtar të cilin do të përcjellë në nivelin qendror për mundësinë e kompensimit.
Kujtojmë se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe breshërit të datës 31.07.2020, në disa fshatra të Komunës së Drenasit, janë shkaktuar dëme të mëdha në shumë kultura bujqësore, objekte banimi, sera dhe gjësende të tjera.