Rikujtim!
Ftesë për pjesëmarrje në dëgjime buxhetore për kategorinë e investimeve kapitale
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj së bashku me Komitetin për Politikë e Financa dhe Kuvendi Komunal, të premten me datën 10.09.2021 duke filluar nga ora 10:30 në sallën e Kuvendit të Komunës, organizojnë dëgjim buxhetor për planifikimin e buxhetit për vitet 2022-2024, gjegjësisht për kategorinë e investimeve kapitale, ndaj ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë ne këtë dëgjim buxhetor.
Komuna e Drenasit, përkatësisht ekzekutivi, gjatë procesit të hartimit për planifikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe projeksionet për vitet 2023-2024, kanë mbajtur dëgjime buxhetore gjatë muajit Qershor për Kornizën Afatmesme Buxhetore dhe në muajin Gusht për Planifikimin e Buxhetit Komunal sipas Qarkores së dytë buxhetore 2022/02 të lëshuar nga Ministria e Financave.
Takimet do të zhvillohen me këtë rend dite;
- Informatë e përgjithshme lidhur me buxhetin komunal 2022-2024
- Lista e investimeve kapitale sipas vendbanimeve ku mbahet takimi
- Kërkesat e banorëve
Lista e investimeve kapitale për vitet 2022-2024 e gjeni në këtë link; https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/08/Propozim-vendim-i-buxhetit-te-komunes-per-vitin-2022-dhe-parashikimi-i-buxhetit-2023-2024.pdf