Festivalin e shpalli te hapur kryetari i komunës se Drenasit z.Nexhat Demaku duke ju uruar pjesmarsëve nga te gjitha trevat shqiptare një prezantim te vlerave te mirëfillta kombëtare.
Te pranishëm ne ketë Reviste te Folklorit burimor ishin , përfaqësues te institucioneve qeveritare , deputet te kuvendit te Kosovës , përfaqësues te pushteteve lokale nga komunat e Kosovës, Shoqat e dalura nga lufta e UÇK-së si dhe përfaqësues nga familja Jashari etj.
Ne natën e pare u prezantuan grupe nga trevat shqiptare si: Ansambli i këngëve dhe valleve “Emin Duraku” Zhur , SHKA “Polifonia Shqiptare”,rapsodët Shaban Shishmani dhe Besim Avdyli nga Gjakova, Ansambli i këngëve dhe valleve “Karshiaka” nga Shkupi, SHKA “ Shqiponjat e Medvegjës” , Rapsodët Lekë e Gjok Duhani nga Klina , Ansambli folklorik i qendrës kulturore ‘Vaqe Zela “ Lushnjë dhe Ansambli i këngëve dhe valleve “ Gurra “ nga Gjilani.