Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Dr. Hafir Shala" në Drenas është bërë edhe më një autoambulancë të re, investim ky nga Komuna e Drenasit që do të lehtësoj shërbimet emergjente.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Ilir Shala, gjatë pranimit të këtij automjeti të financuar me mjetet e buxhetit komunal, investim kapital i planifikuar për vitin 2015, ka vlerësuar se me blerjen e autoambulancës do të përmirësohen shërbimet në sektorin e përgjithshëm të QKMF-së, në veçanti të shërbimit emergjent, pasi që autoambulanca është e re dhe plotëson kushtet e nevojshme për shërbim efikas. Autoambulanca është blerë nga Komuna e Drenasit dhe vlera e tij është 38 mijë euro.