Komuna e Drenasit gjatë vitit 2021 pavarësisht sfidave nga pandemia globale Covid-19, ka arritur të realizoj projekte të rëndësishme për komunitetin dhe të ofroj shërbime profesionale ndaj qytetarëve.
Shërbimet e mira dhe cilësore ndaj qytetarëve janë̈ vlerësuar nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe tri ambasada të huaja, të cilat kanë ranguar Komunën e Drenasit në vendin e parë me performancën më të mirë duke e shpërblyer me grant në vlerë 517,430.00 euro.
Komuna e Drenasit gjithashtu është̈ përfituese e grantit për mjedis të pastër, ku ka fituar 546,646 mijë euro, në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedis i Pastër, i lansuar nga Ministria e Ekonomisë̈ dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ. Komuna e Drenasit ka fituar gjithashtu ne të gjitha grantet që janë̈ ndarë nga ministri të ndryshme dhe të organizatave ndërkombëtare, të cilat kanë vlerësuar lartë punën e kryetarit. Të gjitha këto mjete që janë̈ përfituar prej granteve, janë̈ dedikuar për projekte kapitale, me synim, krijimin e jetës më të mirë për qytetarët.
Në kuadër të projekteve infrastrukturore Komuna e Drenasit ka arritur që të rregullojë rrjet të kanalizimeve në gjatësi prej 33600m’, rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve 24000m, ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza 3500m’, asfaltimin e rrugëve në gjatësi prej 27500m’. Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në gjatësi prej 11175m’. Bashkë me “CDI” është̈ duke u punuar në ndërtimin e ujësjellësit në vlerë prej 483.975.33 Euro.
Rregullimi i ndriçimit publik në Komunën e Drenasit zë̈ vend të rëndësishëm në Qeverisjen Lladrovci. Në vitin 2021 janë̈ realizuar 48000m’ndriçim publik.
Po ashtu projektet kapitale nuk munguan as në vitin 2021. Duke filluar nga renovimi i QMF Gllanasellë, ndërtimi i QMF Baicë, ndërtimi- renovimi i AMF Abri etj. Pajisje speciale mjekësore, invertar i QKMF, QMF dhe AMF, ashensor për QMF dhe pajisje tjera përcjellëse në fushën e shëndetësisë̈ kanë përshkuar investimet në vitin 2021 në Qeverisjen Lladrovci.
Gjithashtu, Kryetari Lladrovci ka ndarë 146 bursa për të gjithë̈ studentët që kanë plotësuar kriteret sipas shpalljes.
Buxheti i planifikuar nga të hyrat vetanake ka qenë në vlerë prej: 1,306,660.00 € ndërsa janë realizuar deri më datën 24.12.2021 shuma prej 1,134,597.42 € apo
86.83%.
Të hyrat direkte dhe indirekte janë në shumën prej: 1,663,035.02, ku : 356,375.02 euro janë të hyra më shumë se plani i paraparë vjetor, që paraqet një sukses të jashtëzakonshëm.
Të hyrat nga tatimi në pronë janë realizuar në shumë prej: 695,119.75 € apo 199,410.75 euro më shumë të inkasuara, një tregues ky mjaft i rëndësishëm për suksesin e arritur në inkasimin e tatimit në prone.
Kësisoj mbi të gjitha vështirësitë dhe problemet me të cilat jemi përballur, Komuna e Drenasit suksesshëm ka arritur të përmbyllë këtë vit, pavarësisht se si i tillë ka qenë edhe vit zgjedhor por që nuk kemi pasur ngecje në përformancën e mire karrshi shërbimeve të ofruara qytetarëve të Komunës së Drenasit.
Komuna falënderon të gjithë̈ qytetarët dhe administratorët, që kanë bashkëpunuar për të ofruar shërbime të mira dhe cilësore për qytetarët.
Kryetari Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës i urojnë̈ qytetarëve Vitin e Ri 2022, GËZUAR!