Komuna e Drenasit dhe kompania e ujësjellësit “Prishtina” njësia në Drenas, presin që këtë vit dhe vitin e ardhshëm t’i fusin nën menaxhim edhe 10 ujësjellës të fshatrave, projekt ky i bashkëfinancuar nga Qeveria zvicerane që implementohen nga Commynity Development Initiative (CDI) dhe DORSCH, Komunës së Drenasit dhe Kompanisë së Ujësjellësit.
Përfitues të këtij projekti për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm do të jenë Çikatova e Vjetër, Dobrosheci, Gllanasella, Gllobari, Godanci, Likoshani, Polluzha, Shtutica, Tërsteniku dhe Vërboci. Këto fshatra janë propozuar duke pas parasysh se nuk kanë sistem të furnizimit me ujë dhe nuk kanë kontrollë të kualitetit të ujit. Numri i përfituesve të ekonomive familjare është 14 mijë e 442. Përmes këtij projekti do të ndërtohet stacioni i pompimit, gypi shtytës, gypi transportues dhe rrjeti shpërndarës. Në këtë projekt do të bashkëfinancon edhe Komuna e Drenasit dhe kompania Regjionale e Ujësjellesit të cilat do të ndërtojnë stacionin e pompimit, rezervuarin.