Drenas, më 26 maj 2011- Në Komunën e Drenasit u bë hapja zyrtare e Qendrës Komunale për Regjistrim të Bizneseve. Kjo Qendër funksionon në kuadër të Drejtorisë për Ekonomi dhe Bujqësi.
Të pranishëm në prerjen e shiritit ishin Kryetari I Komunës, z. Nexhat Demaku, Zyrtari I Lartë nga MTI, z. Mehdi Pllashniku, dhe Përfaqesuesi I Kompanisë së Implementimit të projektit i financuar nga Banka Boterore, Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Bujqësi, z. Skender Hasi dhe zyrtare tjerë komunal.
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, theksoi se ky projekt është i mirëpritur nga ne dhe bizneset e Komunës sonë, falenderoi Bankën Botërore për financimin e këtij projekti dhe shprehi gatishmërinë e Komunës, gjegjësisht Drejtorisë për Ekonimi dhe Bujqësi për vazhdimin e projekteve të mëtutjeshme në krijimin e kushteve më të volitshme për bizneset tona.
Sipas Drejtorit për Ekonomi dhe Bujqësi, z. Skender Hasi, ky projekt është me rëndësi për komunitetin e biznesit të Komunës së Drenasit, pasiqë prej sot të gjitha bizneset do të regjistrohen në këtë zyre që do të thotë se do të jetë një lehtësim, pasiqë ata ma nuk kanë nevojë të shkojnë në Prishtinë, por të gjitha shërbimet do të kryhen në Komunën tonë. Vlen të theksohet se përveq regjistrimit të biznesit dhe paisjes me leje pune dhe liçenca perkatëse, bizneseve të Komunës sonë Drejtoria për Ekonomi dhe Bujqësi do të ju ofroj edhe një pako shërbimesh tjera kosulente si dhe trajnime dhe këshilla për hartimin e plan-bizneseve në veprimtari të ndryshme. Krijimi i këtyre hapësirave të volitshme për bizneset do të ndikoj në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Komunës sonë pasiqë sa më të fuqishme që do të jenë bizneset, aq më e fuqishme do të jetë edhe ekonomia e Komunës sonë dhe në këtë rast do të ndikoj shumë edhe në uljen e shkallës së papunësisë.