Komuna e Drenasit edhe këtë vit në bashkëpunim me Agjencionin Pyjor të Republikës së Kosovës, ka vazhduar me realizimin e projekteve për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura në territorin e Komunës sonë.
Në sezonin vjeshtor të këtij viti në vendin e quajtur “pishat e Gllanasellës”, janë pyllëzuar edhe dhjet hektar me fidanë të pishës së zezë, përkatësisht 25 mijë fidane të reja. Sipas drejtorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Skender Hasi, pyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura në Komunën tonë do të vazhdoj edhe në vitin e ardhshëm, ku janë planifikuar të pyllëzohen 20 hektar me pish të zezë ne sektorin publik si dhe pesë hektar në sipërfaqen të sektorit privat, ku ka një interesim të shtuar të fermerëve tanë për këtë kultivim të pishës se zezë.