Në Drenas u mbajt punëtoria e Planifikimit të Menaxhimit të Mbeturinave Komunle. Është pilot-projekt i qeverisë gjermane GIZ “Modernizimi i Shërbimeve Komunale” (MSHK) i cili mbështet Komunën e Drenasit si një nga Komunat partnere në përpjekjet e tyre për përmirësim dhe modernizim të shërbimeve të mbeturinave.
Qëllimi i pilot-projektit është ndërgjegjësimi, informimi dhe pjesëmarrja publike. Gjithashtu roli i qytetarëve në procesin e menaxhimit të mbeturinave; hapat e procesit të menaxhimit të mbeturinave dhe përgjegjësitë përkatëse; domosdoshmëria dhe përparësitë e shërbimeve të mbledhjes së organizuar të mbeturinave (shërbimi derë më derë); nevoja për ta paguar tarifën për mbeturina dhe pjesëmarrjae shkollave në mbledhjen e organizuar të mbeturinave. Prandaj, GIZ-MSHK ka zgjedhur OJQ-në CEDE-Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Mjedisit për ta mbështetur Komunën e Drenasit në një fushatë ndërgjegjësuese për menaxhim të mbeturinave.
Agjenda në këtë punëtori u nda në dy pjesë:
1. Sfidat për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale në Drenas
Pjesëmarrësit: Përfaqësues nga Komuna e Drenasit, MAPL, GIZ, OJQ, administratorët e fshatrave.
– Mirëseardhje nga Udhëheqësja e projektit të MSHK-së, GIZ-it, znj. Gabriele Becker;
– Hyrje dhe shpjegim i synimeve, Koordinator i pilot-projektit, z. Driton Vatovci;
– Prezantimi i aktiviteteve në vazhdim të ndërlidhura me mbeturina në Drenas, z. Drita Binaj, znjsh. Driton Vatovci dhe nga OJQ-CEDE, z. Arben Nika ;
– Prezantimi i aktereve të ndërlidhura me menaxhimin komunal të mbeturinave dhe sfidat e tyre;
– Sfidat për menaxhimin komunal të mbeturinave në Drenas dhe aktivitetet e propozuara në vitin 2013;
– Prezantimi i punës në grupe.
2. Zhvillimi i një plani operativ për një menaxhim të suksesshëm komunal të mbeturinave në Drenas
– Mësimet e nxjerra të Komunës së Drenasit në menaxhimin komunal të mbeturinave;
– Aktivitetet e propozuara për vitin 2013, të cilat nevoiten për implementimin e planit komunal për menaxhimin e mbeturinave dhe të adresohen sfidat;
– Sqarimi i buxhetit dhe përgjegjësitë;
– Përmbledhja e rezultateve dhe përmbyllja e punëtorisë.