Në Drenas u mbajt punëtoria komunale me titull “Planet e punës dhe raporteve vjetore të Komiteteve Konsultative” në kuadër të projektit të OSBE-së që implementohet në tërë Kosovën “Forcimi i transparences komunale dhe bashkëpunimi me qytetarë në komunat e Kosovës".
Qëllimi i këtij takimi është fuqizimi i rolit të Komiteteve Konsultative, detyrat dhe përgjegjësitë si dhe ngritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje komunale.
Tryeza është organizuar nga Misioni i OSCE-së në Kosovë në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe përfaqësues të komiteteve consultative.