Është duke u realizuar projekti në fushën e pemëtarisë, i cili financohet nga Komuna e Drenasit. Parashikohen afro 20 hektarë me pemë, kryesisht mollë dhe kumbullë, ndërsa kanë aplikuar rreth 40 fermerë.
Komisioni komunal do të dal në teren dhe do të bëjë përzgjedhen e fermerëve që plotësojnë kushtet e parapara në shpalljen publike.
Gjithësej në këtë fushë investohen 25 mijë euro, që janë mjete të Komunës së Drenasit ndërsa fermerët participojnë me punën e tyre në mbjellje të pemëve.
Ky projekt pritet të përfundojë këtyre ditëve.
Gjithësej në këtë fushë investohen 25 mijë euro, që janë mjete të Komunës së Drenasit ndërsa fermerët participojnë me punën e tyre në mbjellje të pemëve.
Ky projekt pritet të përfundojë këtyre ditëve.