Përfunduan punët në projektin “Rregullimi i oborrit të shkollës “Rasim Kiqina”, në Drenas. Ky është projekt brenda “Programit Kosova e Bukur”, me qëllim të krijimit të një platforme për bashkëpunim të ngushtë dhe efikas ndërmjet Komunës së Drenasit, Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim. Pritet së shpejti të bëhet edhe përurimi ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim.