PROGRAM PËR SHËNIMIN E DITËS SË TOKËS 23.04.2019
“T’a pastrojmë dhe ruajmë mjedisin”
Hapat e ndërmarrur në vitet e mëhershme nga Komuna dhe OJQ-të për tu ballafaquar me dukurinë e ndotjes së mjedisit kanë pastruar në masë të dukshme mjedisin, por e njëjta duhet te vazhdoj derisa mjedisi që na rrethon të jetë plotësisht i pastër.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me OJQ “Green Art Center” Prishtina (GAC) dhe KRM “Pastrimi”, në programin e vetë të punës për vitin 2019 ka planifikuar një numër të aktiviteteve të cilat do të ndikonin në përmirësimin e mjedisit dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të mos hedhur mbeturina në hapësirat publike, por të njëjtat të hedhen në vendet e caktuara në (kontejnerët apo shportat e mbeturinave).
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë për datën 23.04.2019 ka planifikuar aktivitet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës me moton ”T’a pastrojmë dhe ruajmë mjedisin”.
- Ora 10:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të ketë një fjalë rasti dhe të bëhet thirrje publike të gjithëve, që të pastrojnë dhe ruajnë mjedisin.
- Nga grupet e gjelbra dhe vullnetarët do të vazhdohet me pastrim të mjedisit dhe mbjelljen e fidanëve .
- Në Komoran do të zhvillohet një aksion pastrimi.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, më anë të lajmërimeve, komunikatave do t’u drejtohet qytetarëve për kontribut dhe pjesëmarrje në këtë aktivitet për një mjedis më të pastër.
Dita do të shënohet sipas agjendës në vijim:
Agjenda
| E Martë , me 23 Prill 2019 | ||
| Koha | Tema | Pjesëmarrësit |
| 10:00 – 12:00 | -Fjalë rasti nga kryetari i komunës
-Pastrimi i sheshit “Fehmi Lladrovci” -Mbjellja e fidaneve në rrethin kryesor të qytetit |
Komuna (kryetari i komunës, DSHPE dhe përfaqësues të drejtorive tjera), KRM “Pastrimi”, Stacioni Policor, Shtëpia e Shëndetit, Kryqi i Kuq, Green Art Center KVRL
|
| 10:00-12:00 | -Pastrimi i oborreve të shkollave dhe përreth tyre | Institucione shkollore(zona urbane dhe rurale) |
| 12:00-14:00 | Grumbullimi i mbeturinave nga vendet e pastruara | KRM “Pastrimi” |