Në Sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit u mbajt tubimi informativ lidhur me regjistrimin e ndërtesave, banesave apo lokaleve afariste, duke filluar në ora 14:00. Në takim morën pjesë: Drejtori i Drejtorisë për Katastër, Gjeodezi dhe Pronë, z. Mehdi Kurrumeli, Zyrtari Ligjor nga Agjensioni Katastral i Kosovës, z. Hajzer Bublaku, dhe qytetarë të shumtë të Komunës së Drenasit.
Ndërsa firma “GEOPROJECT” implementuese e projektit bëri prezantimin e projektit. Tubimin e organizoi Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Drejtorinë për Katastër, Gjeodezi dhe Pronë, Agjensionin Katastral të Kosovës dhe firmën “GEOPROJECT” implementuese e projektit.