Drenas, më 26 gusht 2011 – Në sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit, është berë prezantimim i Planit Rregullues për Zonën me Interes të Veçantë “Kleqkë-Divjakë”, diskutim ky i organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Komuna e Drenasit.
Zevendës ministri i MMPH, ka thënë se shpallja e kësaj zone me interes të veçantë është në interesin së pari të Drenasit pastaj të gjithë Kosovës, ngase përmes kësaj zone do të mbrohen të gjitha vlerat historike e kombëtare që ka vendi ynë. Ndërsa Nënkryetari i Komunës,z. Sherif Krasniqi, ka thënë se kjo zonë ka shumë gjëra që Kosova krenohet me to dhe miratimi i tij ka një rendësi të madhe për vendin. Në këtë Plan Rregullues për këtë zonë përfshihën vendet kyçe ku pjestarët e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer detyrat e tyre gjatë luftës së fundit. Ndër monumentet historike janë shtëpia muze e “Radio Kosova e Lirrë”, Selia e Përkohshme e Qeverisë së Kosovës, Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së dhe spitali ushtarak, lapidari dhe varrezat e dëshmorëve, shtabi i Brigadës 121 “Kumanova”, fshati i UÇK-së dhe komanda e Bataljonit te 3-të Sadik Shala “Luzhnic”. Drejtori i Urbanizmit, z. Ajet Demiri, ka thënë se pas diskutimeve dhe sygjerimeve të marra nga qytetarët do të miratohet ky plan dhe zona e Kleqkës që i takon një pjesë Komunës së Drenasit do të jetë vend turistik i historisë më të re të Republikës së Kosovës.