Në vazhdën e investimeve në projektet kapitale të Komunës së Drenasit, është duke u punuar edhe trotuari në lagjen Drenasi III, respektivisht në rrugën e "Jasharajve" në magjistralen Drenas-Skënderaj.
Projekti për ndërtimin e këtij trotuari është mjaftë i rëndësishëm për Komunën e Drenasit, pasiqë kjo rrugë është
shumë e frekuentuar nga shumë nxënës dhe qytetarë të Komunës sonë.
Vëllimi i përgjithshëm i këtij trotuari është rreth 2800 m dhe ka një kosto rreth 133 mijë euro.
Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyrën Komunale të Punësimit në
Drenas, duke menduar çdoherë në zbutjen e papunësisë dhe përmirësimit të kushteve të qytetarëve të Komunës, në
kuadër të këtijë projekti ka punësuar njëzetegjashtë (26) persona të papunë me punësim të përkohshëm.