Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Jusuf Gërvalla” në Negroc u bë përurimi i shkollës. Në këtë përurim mori pjesë Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, Drejtori i Arsimit, z. Arsim Mehmeti, zyrtarë tjerë Komunal, Drejtoresha e CDF, znj. Nermin Mahmuti, përfaqësues tjerë nga CDF, si dhe përfaqësues nga Banka Botërore, etj.
Projekti i quajtur “Rehabilitimi i Shkollës Jusuf Gërvalla” është bashkëfinancim mes Komunës së Drenasit dhe Community Development Fund (CDF). Komuna në këtë projekt ka financuar 16.75 % (apo 13,920.00 euro), ndërsa CDF ka financuar 83.25% (ose 69,180.00 euro).