Është bërë përurimi i shkollës së mesme të ulët “Abedin Bujupi” në Arllat të Drenasit si dhe është zbuluar busti i heroit Abedin Bujupi që edhe shkolla mban emrin e tij. Në këtë përurim morën pjesë strukturat e qeverisë lokale dhe atyre qendrore si dhe mijëra qytetarë.
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, tha se ndërtimi i kësaj shkolle do të mundësoj zhvillimin e një procesi normal të mësimit me standardet evropiane. “Fëmijet janë e ardhmja e këtij vendi dhe duke ju mundësuar objekte shkollore të nivelit evropian ne ndrisim të ardhmen e tyre të sigurt duke plotësuar kërkesat e tyre, ju nxënës të dashur jeni ata që i gëzoheni këtij objekti andaj ju uroj të vazhdoni sukseset në shkollimin tuaj” tha kryetari Demaku. Ndërsa drejtori i shkollës Daut Thaqi falenderoj të pranishmit dhe para mysafirëve elaboroj një historik të shkollës “Abedin Bujupi”. Me rastin e përurimit të kësaj shkolle është bërë edhe zbulimi i bustit të dëshmorit Abedin Bujupi. Shkolla e Arllatit është ndëruat nga Komuna e Drenasit në bashkëfinancim me Ministrinë e Arsimit dhe ka kushtuar 520 mijë euro.