Komuna e Drenasit në bashkëpunim me FSK-në kanë bashkëfinancuar projektin “Zgjërimi dhe trasimi i rrugës për te Lapidari i Ilaz Kodres dhe lagjen Gashi në Vërboc të Komunës së Drenasit”, projekt i cili është realizuar nga Batalioni i Xhenios – FSK.
Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku me struktura tjera komunale, Komandanti i FSK-së, z. Zejnullah Prokshi me bashkëpunëtor dhe shumë qytetarë të fshatit Vërboc.
Kryetari Demaku falenderoj FSK-në për realizimin e këtij projekti dhe për bashkëpunimin e mirë që ka Komuna e Drenasit dhe FSK-ja.
Punët të cilat janë punuar në realizimin e projektit janë:
– Zgjërimi, trasimi dhe ngjeshja e rrugës me gjërësi 5 m dhe gjatësi 3 km.
– Mihja, bartja dhe rrafshimi i 4160 m3 zhavor,
– Hapja e kanaleve anësore përgjatë rrugës për largimin e ujërave nga të reshurat atmosferike dhe vendosja e gypave.