Komuna e Drenasit ka përfituar projektin “Nivelizimi i oborrit të shkollës 28 Nëntori” në fshatin Krajkovë, projekt i cili është realizuar nga Batalioni i Xhenios – FSK. Të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunës z. Sherif Krasniqi me struktura tjera komunale, Komandanti i Batalionit të Xhenios të FSK-së, z. Zejnullah Prokshi me bashkëpunëtor, mësimdhënës, punëtor dhe veteran të arsimit. Drejtori i SH.F.M.U “28 Nëntori” z. Salih Elshani përshëndeti të pranishmit dhe falenderoj sinqerisht FSK-në për punën e bërë në shkollën e tyre. “Falë luftës së UÇK-së dhe të Dëshmorëve, Invalidëve e Veteranëve dhe miqëve tanë që na sollën lirinë, ne sot po e gëzojmë lirinë dhe këto projekte të shumëpritura” – tha z. Elshani. Gjithashtu lexoi një histrorik të shkurtër për SH.F.M.U “28 Nëntori”.
Punët të cilat janë punuar në realizimin e projektit janë:
– Nivelizimi i oborrit të shkollës me sipërfaqe prej 6000 m2
– Mihja dhe rrafshimi i 720 m3 të dheut në oborr të shkollës,
– Bartja dhe rrafshimi i 960 m3 të dheut nga fshati Damanek në distance prej 900 m.