Në Komunën e Drenasit u përurua oborri i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiçina”, në kuadër të “Programit Kosova e Bukur”, me qëllim të krijimit të një platforme për bashkëpunim të ngushtë dhe efikas ndërmjet Komunës së Drenasit, Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.
Në përurimi morën pjesë: z. Nexhat Demaku, Kryetar i Komunës së Drenasit, z. Christof Stock, Shef i Operatives, nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, Z. Fatmir Shurdhaj, Zv.ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale dhe z. Jorhe Baca, Shef i Misionit nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), bashkëpunëtor komunal dhe shumë qytetarë të Komunës së Drenasit.
Kryetari Demaku falenderoi përfaqësuesin nga KE, z. Stock, përfaqësuesin nga MPMS, z.
Shurdhaj dhe përfaqësuesin nga IOM, z. Baca për bashkëpunimin e mirë që kanë me Komunës e Drenasit, dhe në fund në shenjë falenderimi u shpërndanë mirënjohje për punën e bërë.