Në kuadër të projektit Përkrahje për Zhvillim me Emerim të Ulët, të merkurën në sheshin e qytetit të Drenasit është bërë përurimi i ndriçimit publik i cili furnizohet përmes energjisë diellore, projekt i cili është bashkëfinancuar nga UNDP-ja, Komuna e Drenasit dhe kompania e Ferronikelit.
Në ceremonin e përurimit të këtij projekti, kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku tha se Komuna e Drenasit ka hartuar edhe "Planin për Efiçienc të Energjisë Diellore", ndërsa ka falenderuar UNDP-në dhe Ferronikelin që kanë mbështetur një projekt të tillë. "Ky është një projekt shumë i rendësishëm për Komunën tonë i cili përmes energjisë së ripertëritshme përmes rrezeve diellore do të kursej shpenzimin e energjisë elektrike. Me këtë rast falenderoj UNDP-në dhe Ferronikelit të cilët kanë mbeshtetur bashkëfinancimin e këtij projekti", ka thënë Demaku dhe ka shtuar se ky projekt do të vazhdoj edhe vitëve tjera për vendosjën e shtyllave të energjisë diellore. Ndërsa zëvëndës ministri i Ministrisë së Zhvillimit Eknomik ka përgëzuar Komunën e Drenasit për finalizimin e këtij projekti dhe ka thënë se nga Ministria do të kënë mbeshtetjen për projekte të ngjashme për krijimin e energjisë së ripërtëritshme. Alessandra Roccasalvo, zëvendës përfaqësuese rezidente e UNDP-së në Kosovë, tha se ky është një projekt i cili lehtëson shpenzimin e energjisë elektrike dhe është një lehtësim po ashtu për kriteret e BE-së për përfaqësim e Kosovës. Kurse drejtori i ndërmarrjës se Ferronikelit, Ioannis Moutafis tha se ndihen krenar dhe të njejtën kohë edhe të obliguar që të ndihmojmë projekte të tilla që është në interes për banorët e Komunës së Drenasit. Në përurimin e këtij projekti merrnin pjesë edhe Arsim Aziri, zyrtar i programit nga Agjencioni Austriak për Zhvillim në Kosovë, Luan Morina, udhëheqës i departamentit të energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Eknomik dhe Bedri Dragusha, kryeshef i Agjecisë së Kosovës për Efiçiancë të energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Eknomik. Ky projekt ka kushtuar 40 mijë euro dhe është bashkëfinancim i Komunës së Drenasit, UNDP-së dhe ndërmarrjes së Ferronikelit, ndërsa i njejti projekt do të vazhdoj deri në vitin 2018 për të vazhduar me vendosjën e shtyllave tjera në qytetin e Drenasit.