Sot u përurua rruga e asfaltuar nga qendra e qytetit të Drenasit deri në kompleksin metalurgjik “Feronikeli”. Inaugurimine kësaj rruge e bënë kryetari i komunës, z. Nexhat Demaku dhe drejtori menaxhues i “Feronikelit”, z. Jannis Moutafis Pas marrëveshjes midis Komunës së Drenasit dhe kompanisë “Feronikeli”, javën e kaluar filloi vënia e shtresës së re të asfaltit në rrugën nga qendra e qytetit drejt objektit të “Feronikelit”. Punët në këtë projekt i ka kryer kompania “Trasing Grup”. Kjo ka gërryer shtresën e dëmtuar të asfaltit të vjetër në këtë rrugë, që ka ardhur edhe për pasojë e qarkullimit të mjeteve të rënda transportuese, të cilat kanë punuar për kompaninë “Feronikeli”, në të cilën pastaj është vënë shtresë e re dhe punë tjera. Vlera e projektit ka arritur rreth 186 mijë euro dhe është financim i donacionit të metalurgjikut të Drenasit për përmirësimin e infrastrukturës komunale nga shuma prej 800 mijë eurosh të dedikuara për këtë qëllim në emër të Komunës së Drenasit. Kryetari Demaku ka falënderuar për përkrahjen që kompania dha për përmirësimin e infrastrukturës së komunës, bashkë edhe me disa projekte tjera në vazhdim. Kjo duket punë jashtëzakonisht e mirë, që dëshmon edhe për raportet reciproke midis dyja palëve, që do të vazhdojë edhe me projekte tjera. Ndërsa, drejtori i “Feronikelit” theksoi se zhvillimi i kompanisë duhet të shkojë krahas zhvillimit tjetër të komunës. Do të vazhdojmë me punë të mira me komunën. Prandaj neve na duhet mbështetja e institucioneve dhe e komunitetit”.