Komuna e Drenasit, ka përmbyllur vitin fiskal gjegjësisht vitin kalendarik 2013 me një sukses mjaftë të lartë për nga zhvillimi i buxhetit Komunal.
Komuna e Drenasit ka përmbyllur me sukses vitin 2013 në realizmin e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore. Buxheti i Komunës financohet nga grandet qeveritare, zhvillimi i të cilave në vitin që lamë pas është realizuar shprehur në përqindje 100,52, ndërsa sa i përket burimeve vetanake sipas vlerësimeve të përafërta, alokimi i këtyre mjeteve është realizuar rreth 88%. Thuhet përafërsisht për të hyrat e burimeve vetanake, sepse të hyrat indirekte, arkëtimi i tyre nuk varet nga Komuna, por nga faktorët e jashtëm që ende nuk është finalizuar. Akordimi i mjeteve si të hyra buxhetore deri me datë 31.12.2013 është realizuar si total 97.20%, përqindje kjo e cila mund të ndryshoj pas përpunimit të të dhënave në SIMFK (Sistemi Informativ i Menaxhimit Financiar të Kosovës). Kur është fjala për të dalat-shpenzimet, me gjendjen e paraqitur në ISMFK, 31.12.2013 paraqitet zhvillimi i buxhetit në përqindje prej 98,52%. Vlen të theksohet se vlerësimet finale se si është i zhvilluar buxheti Komunal në vitin 2013 do të paraqiten pas finalizimit e të dhënave në fillim të muajit janar në ISMFK.