Përmbyllen dëgjimet buxhetore për listën e projekteve kapitale për vitet 2023-2025
Komuna e Drenasit, përkatësisht Kuvendi Komunal dhe Komitetit për Politikë dhe Financa në bashkëpunim me Ekzekutivin e Komunës, kanë vazhduar në mbajtjen e dëgjimeve buxhetore me qytetarë për të diskutuar lidhur me listën e projekteve kapitale për vitin 2023 dhe projeksionet për vitet 2024-2025.
Në këto dëgjime buxhetore merrnin pjesë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, disa anëtar të Kuvendit, administrator të vendbanimeve dhe qytetarë.
Në ditën e fundit të këtyre takimeve me qytetarë, fillimisht, dëgjimi buxhetor është mbajtur në bashkësinë lokale të Arllatit me banorë të fshatrave; Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak dhe Gjergjicë, pastaj takimet kanë vazhduar edhe në bashkësinë e Komoranit I dhe II, III, Kizhnarekë, Nekoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, Korroticë e Ulët dhe e Epërme, Zabel i Ulët dhe i Epërm dhe Sankoc.
Po ashtu dëgjimet buxhetore për listën e investimeve kapitale janë mbajtur edhe në Bashkësinë Lokale të Drenasit me banorë të fshatrave Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë.
Të pranishmit në këto dëgjime buxhetore kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e tyre për të cilat kanë kërkuar të futen në Projektet Kapitale 2023- 2025. Të gjithë të pranishmit janë pajisur me materialet e nevojshme për të diskutuar. Ata para vetës kanë pasur draft-listën e projekteve kapitale si dhe draft-buxhetin për vitet 2023-2025 dhe pasi kanë paraqitur kërkesat e tyre kanë marrë përgjigje për kërkesat e parashtruara.
Buxheti i përgjithshëm i Komunës për vitin 2023 është 18.156.892.00 euro, ndërsa nga kjo shumë për investime kapitale janë planifikuar 6.335.649.00 euro apo 34.89%. Pas shqyrtimit të kërkesave të dala nga këto dëgjime, projekt buxheti do t1% dërgohet në mbledhjen e rregullt të Kuvendit , para datës 30 Shtator të këtij viti, për miratim.
Këto Dëgjime Buxhetore për Projekte Kapitale janë duke u organizuar nga Zyra e Kuvendit të Komunës së Drenasit.














