Në organizim të përbashkët të komunës së Drenasit dhe komunës së Junikut, sot në Junik u mbajt një tubim përkujtimor pranë lapidarit të dëshmorit Bashkim Leku me rastin e 21-vjetorit të rënies së tij.
Në këtë përkujtim, në nderim të jetës e veprës së tij heroike të pranishëm ishin përfaqësues nga komuna e Drenasit respektivisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Drejtoria e Arsimit, kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi me bashkëpunëtorë, si dhe familjarë e bashkëluftëtarë të dëshmorit Leku.
Drejtoresha e DKRS Drenas, Shqipe Zogu, pasi i përshëndeti të pranishmit edhe në emër të kryetarit Ramiz Lladrovci dhe komunës se Drenasit, ndër të tjera tha se ideali për lirinë e vendit bashkoi Bashkimin dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë të cilët nuk kursyen asgjë, sakrifikuan gjithçka duke dhënë dhe jetën për liri, dhe se nuk ka vdekje më të lavdishme se sa vdekja për atdhe.
Pas kësaj nderime u bënë edhe në Kompleksin Memorial në Marinë tek varri i dëshmorit ku u bënë homazhe dhe buqeta me lule.

