Më rastin e shënimit të 23 vjetorit të rënies së dëshmorit, Abedin Bujupi, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor komunal, kanë përkujtuar atdhetarin e lirisë, ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot, 23 vite me parë, në altarin e lirisë, ra heroikisht, dëshmori Abedin Bujupi, një djalë i ri i cili që nga rinia e hershme, i kushtoi jetën atdheut dhe luftës për liri. Abedini kishte një qëndresë e trimëri të pakursyer për vendin dhe këto vepra atë e bëjnë një hero i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Abedin Bujupi ka rënë 23 vite më parë në fshatin Negorc të Drenasit, derisa i vetëm luftonte përball makinerisë së blinduar të armikut.
Bujupi është ushtari emblematik i UÇK-së, i cili nuk iu dorëzua persë gjalli qindra ushtarëve të armikut, të cilët me mjetet të blinduar e kishin rrethuar, ndërsa luftoi derisa kishte municion.
Emrin e Abedinit, veç shkollës së fshatit të lindjes së tij në Arllat, e mban edhe djali i tij, Abedini i ri, i cili ka lindur disa muaj pasi ka rënë në altarin e lirisë, luftëtari i lirisë.
Pas rënies së Familjes Jashari dhe komandantit Legjendar të UÇK-së, Abedini erdhi nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. Abedini kreu shumë misione të rëndësishme ushtarake, që i ishin caktuar nga komanda e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Lavdi gjithë të rënëve për liri!