Në Shtuticë sot u mbajt tubim përkujtimor në 13-vjetorin e vrasjes së 275 qytetarëve të disa fshatrave të Drenicës. U përkujtuan figura e komandantit të Brigadës 114, Ilaz Kodra, 40 dëshmorë tjerë dhe 235 martirë. Të pranishëm qenë struktura të pushtetit lokal, drejtuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, eprorë nga FSK-ja, deputetë dhe familjarë të të rënëve në ofensivën serbe në fshatrat përreth Verbofcit e Shtuticës. Për rrjedhën e ngjarjeve të rënda kriminale të ushtrisë serbe foli administratori i Shtuticës, Idriz Aliu, ndërkaq në emër të Komunës Xhemë Binaku –drejtor i Administratës, si mysafir studiuesi Mehmet Rrukiqi, nga organizatat e dala nga lufta Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, e për fund në emër të familjeve të dëmtuara Rifat Bilalli.
Pjesa artistike është mbuluar nga shfaqje të nxënësve të shkollave të Shtuticës, Verbofcit dhe Tërstenikut.