Përkujtohen dëshmorët, Naim Kluna, Sadri Muqolli, Bashkim, Besim e Ramadan Muleta dhe Afrim Kiqina
Më rastin e shënimit të 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Naim Kluna, Sadri Muqolli, Bashkim, Besim e Ramadan Muleta dhe Afrim Kiqina, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta, pranë varrezave ku prehen të rënët.
Homazhet fillimisht janë bërë në varrezat e dëshmorëve në Poklek të Vjetër ku pushojnë dëshmorët, pastaj homazhet kanë vazhduar në Abri, pranë lapidarit ku ka rënë dëshmor Afrim Kiqina
Lavdi gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!






