Komuna e Drenasit ka përfunduar asfaltimi e disa rrugeve të listës së inevesimeve kapitale për të përmirësuar jetën e banorëve të kësaj Komune.
Ka përfunduar asfaltimi i rrugës në fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit ne gjatësi prej 600 metrave, rrugë kjo e cila ka qenë në listën e prioriteteve për investime kapitale, propozim i dalun edhe nga kërkesat e qytetarëve të këtij fshati. Po ashtu ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës ne gjatësi prej 450 metra në fshatin Gjergjicë investim kapital për të përmirësuar jetën e banorëve të këtij fshati, ndërsa ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës në lagjën Hagjaj në fshatin Zabel i Ulët ne gjatësi prej 350 metrave. Këto janë vetëm disa nga projektet e përfunaura, ndërsa punimet po vazhdojnë edhe për dhjetra porojekte të tjera kapitale.