Ne kuadër të realizimit të projekteve nga lista e investimeve kapitale, kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen Cakaj të fshatit Tërstenik I dhe asfaltimi i rrugës në lagjen Arllati në Tërstenikun II. Ndërsa kanë filluar punimet për realizimin e projektit ne asfaltimin e rrugës kryesore në fshatin Shtuticë. Këto janë disa nga projektet të cilat janë realizuar gjatë këtij viti, ndërsa janë duke u finalizuar edhe disa projekte të cilat janë në interes për qytetarët e Komunës së Drenasit.