Përfundojnë punimet e asfaltimit të disa rrugëve të fshatrave të Drenasit
Lista e projekteve të investimeve kapitale për këtë vit, është në fazën përfundimtare në realizimin e projekteve të planifikuara.
Në mbi 80 projekte të planifikuara, janë në fazën përmbyllëse të punimeve. Kështu kanë përfunduar asfaltimet e rrugëve në lagjet e fshatrave; Korroticë e Epërme, Zabel i Ulët, Poklek i Ri dhe i vjetër, Sankoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, ku gjatësia e këtyre rrugëve ne lagjet e fshatrave të lartpërmendura është mbi 2 kilometra. Në disa lagje të këtyre fshatrave është bërë edhe rregullimi i rrugëve me zhavor.