Kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku së bashku me Bordin e Drejtorëve dhe Zyrën për Integrime Evropiane, ka pritur përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të projektit “Bashkëpunimi Evropian për Komuna më të Fuqishme” ku u diskutua për punën e Auditimit të Brendshëm Komunal
Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, ka njoftuar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë se Komuna e Drenasit ka të rregulluar në nivel të mirë qështjen e Auditmit të Brendshëm në bazë të agjendës evropiane dhe të Planit për Veprim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Gjithashtu ata u njftotuan edhe për detyrat dhe përgjegjësit që ka Auditimi i Brendshëm ne detyrat e menaxhimit të qështjëve financiare. Ndërsa z. Graham Cutts, ekspert nga Anglia në projektin e binjakëzimit, i përfaqësuar nga BE-ja, ka prezantuar një draft raport për punën dhe detyrat e Auditimit të Brendshëm në Komunë. Ndërsa Julian Lomas, ka përgëzuar Komunën e Drenasit për përgaditjën e Raportit të Qasshëm për Qytetarë.