Kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku ka pritur zv.komandantin e Forcave të Bashkuara Regjionale Qendër të KFOR-it, Henrik Gebhard dhe ka njoftuar për aktivitetet e Komunës dhe të sigurisë.
Kryetari Demaku ka falënderuar zv.komandantin Henrik për vizitën dhe ka njoftuar për zhvillimet komunale të sigurisë duke vlerësuar Drenasin si nder Komunat me të qeta, për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe për zhvillimin ekonomik të Komunës së Drenasit me theks të veçantë për Parkun e Biznesit në Korroticë te Epërme ku janë vendosur 36 biznese që 12 prej tyre kanë filluar me prodhim. Demaku ka vlerësuar jashtëzakonisht punën e KFOR-it, ndërsa zv.komandanti i LMTS-së Henrik Gebhard ka ofruar sërish përkrahjen dhe bashkëpunimin e KFOR-it me Komunën e Drenasit.