Sot Komuna e Drenasit ka angazhuar edhe 8 kompani private për të ndihmuar qytetarët e kësaj komune në sanimin e vështirësive të shkaktuara nga reshjet e borës. Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku pohoi se, përkundër angazhimit të pandërprerë të kompanisë së kontraktuar për pastrimin e rrugëve gjatë dimrit, moti i përkeqësuar që po vazhdon ka imponuar të merren masa emergjente që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të saj në çdo vendbanim.
Kështu, Kryetari Demaku angazhoi edhe 8 kompani private nga kjo komunë që me mekanizmin që kanë të hapin të gjitha rrugët në teritorin e Komunës së Drenasit. Kompanitë e angazhuara janë përgjigjur se do të ofrojnë ndihmën e tyre në lokalitetet që kanë marrë përsipër. Ndërsa Komuna do t’ua kompenzojë shpenzimet e derivateve.
Është bërë mobilizim edhe në shëndetësi, ku gjatë ditës së sotme kanë intervenuar në dy raste emergjente të lindjes, gjithashtu zjarrfikësit kanë intervenuar në një shtëpi të stërngarkuar nga bora ku kanë shpëtuar anëtarët e moshuar të kësaj familje.