14 Qershori është shënuar me shumë aktivitete kulturore e sportive. Një ndër aktivitetet sportive, ishte edhe turneu në volejboll që e kishte organizuar Klubi i Vojelbollit “Drenasi”.
Në këtë turne, kanë marrë 4 klube, KV “Drenasi” që ishte edhe nikoqire e këtij turneu, KV “Vllaznimi” nga Shkodra, KV “Trepça” nga Mitrovica dhe KV “Prishtina” nga Prishtina. Pas disa setesh të zhvilluar mes ekipeve të volejbollit, vendin e parë e mori KV “Drenasi”, ndërsa u ndanë mirënjohje për tri vendet e para, kurse për vendin e dytë dhe të parin janë ndarë medalje dhe kupa e finales për vendin e parë. Ky turne i organizuar nga KV “Drenasi” është i pari dhe sipas kresisë së klubit mendohet që të behët tradicional me 14 Qershor.