Për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Drenasi organizon Akademi Solemne
Për të respektuar të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Drenasit, më rastin e shënimit të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Komuna e Drenasit organizon Akademi Solemne.
Akademia Solemne do të mbahet të premten me datë 06.03.2020 duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Kulturës në Drenas.
Ndaj ftohen të gjithë mësimdhënësit, përfaqësues të subjekteve politike, OJQ dhe gjithë të interesuarit të marrin pjesë ne këtë Akademi për të respektuar kontributin e gjithë punonjësve arsimor.