Pas reshjeve dhe vërshimeve të fundit, Komuna e Drenasit ka formuar një komision në përbërje prej pesë (5) antarëve, të cilët gjatë tërë ditës kanë qenë në teren për të bërë vlerësimin e dëmeve në ekonomi familjare, bujqësi dhe infrastrukturë.
Pas përfundimit të kërkesave, Komisioni do të dal me një raport ku do të dihen dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në Komunën e Drenasit.
Po ashtu, gjatë ditës Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka vazhduar me riparimin e rrugëve të dëmtuara, ku ka bërë identifikimin e disa rrugëve lokale të cilat kanë pësuar dëme më të mëdha dhe kanë pamundësuar lëvizjen e qytetarëve. Intervenimet janë bërë në lagjen Hykolli në Kishnarekë, në lagjen Kastrati në Nekoc dhe do të vazhdohet me intervenime edhe në lagje tjera gjatë ditëve në vazhdim.
