Për tu vendosur ne Parkun e Biznesit ne Drenas deri me tani janë nënshkruar gjithsej 36 kontrata. Ndërsa me prodhim dhe shërbime kanë filluar 12 biznese të cilat kanë punësuar mbi 200 veta, 12 janë në përfundim të ndërtimit të objekteve, ndërsa 12 prej tyre janë ne fazën e kompletimit te dokumentacionit administrativë dhe përgatitja për fillimin e ndërtimit te objekteve tyre në park.
Parku i Biznesit në Drenas, është një nga projektet më kapitale që Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Komuna e Drenasit ka zhvilluar në këto vitet e fundit. Projekti është realizuar përmes Agjencisë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Agjencia e NVM-ve po realizon këtë projekt për të përmirësuar ambientin inventivë në Kosovë, si dhe për të kontraktuar kompanitë që kanë potencial dhe programe zhvillimore të cilat do të gjenerojnë të ardhura, do të hapin vende të reja pune si dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e strukturës sektoriale të aktivitetit ekonomik në Kosovë. Hapësira e Parkut të Biznesit në Drenas, është ndarë ne ngastra në bazë kërkesave biznesore sipas nevojave për ushtrimin e veprimtarive përkatës që ushtrojnë ne këtë pjesë. Sipas drejtorit të DBZHE, z.Skender Hasi këtë vit në Parkun e Biznesit në Drenas janë intensifikuar punimet në realizmin e projekteve të kompanive të vendosura duke përfill dinamiken e paraparë sipas kontratave, dhe bizneset e vendosura ne hapësirat e kësaj zone biznesore ju është ofruar e gjithë infrastruktura e nevojshme që krijon një mundësi shumë të volitshme për një afarizëm të suksesshëm. “Pozita e mirë strategjike e PBD-së ka bërë qe të kemi një interesim te investitorëve vendor dhe të huaj për t’u vendosur në këto hapësira dhe Komuna e Drenasit do të vazhdoj ne avancimin e politikave zhvillimore ekonomike për krijimin e një ambienti të volitshëm dhe tani veç jemi në procedurat përfundimtare për krijimin e zonës ekonomike përballë PBD-së në sipërfaqe prej 106 ha, për të cilën është kryer studimi i fizibilitetit. Kështu që krijimi i kësaj zone ekonomike do të rrisë shkallën e zhvillimit ekonomik dhe do të gjeneroj qindra vendeve të reja të punës” ka thënë drejtori Hasi. Parku i Biznesit përmbledh praktikat më të avancu¬ara nga BE-ja, SHBA-të dhe vendeve te tjera e që sipas këtj projekti, përbët një filozofi unike të politikave të shtetit të Kosovës për mbështetje substanciale të sek¬torit privat, e në veçanti sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Për tu vendosur ne Parkun e Biznesit ne Drenas deri me tani janë nënshkruar gjithsej 36 kontrata. Ndërsa me prodhim dhe shërbime kanë filluar 12 biznese të cilat kanë punësuar mbi 200 veta, 12 janë në përfundim të ndërtimit të objekteve, ndërsa 12 prej tyre janë ne fazën e kompletimit te dokumentacionit administrativë dhe përgatitja për fillimin e ndërtimit te objekteve tyre në park.