Ne pakon higjienike janë përfshirë : Detergjenti bazik për pastrimin e Makinave mjelëse, Jod për dezinfektim te gjirit te lopëve, CMT test për Masticist,Bidon për qumësht etj. Javën qe lëmë pas në ambientet e Komunës se Drenasit në një ceremoni rasti Drejtori i DBZHE z. Skënder Hasi dhe përfaqësues te IADK( iniciativa për zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë ) kanë shpërndarë pako higjienike për shtat fermer të dalluar të Komunës se Drenasit, ku përzgjedhja e tyre është bërë nga një komision I përbashkët duke u bazuar në kriteret e caktuara për këtë sferë të lëmi së Bujqësisë si dhe sukseset e fermerëve në procesin e prodhimtarisë së qumështit.
Drejtori I DBZHE z. Hasi falënderoi përfaqësuesit e IADK-së për mbështetjen që po ua japin fermerëve të Komunës së Drenasit dhe shprehu gatishmërinë e Komunës që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe me shumë në mënyrë që të ju ndihmojmë fermerëve tanë edhe në projektet tjera për zhvillimin e një Bujqësie intensive.
Vlen të theksohet se Kryetari i Komunës se Drenasit z. Nexhat Demaku ka nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me Drejtorin e IADK-së z. Zenel Bunjaku ku më ketë rast pritet të realizohen projekte të rëndësishme në hortikulturë, blegtori etj.