Dje OSBE-ja organizoi një takim me anëtarët e Komitetit Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Komoran si pjesë e një trajnimi tre ditor e i cili do të vazhdojë edhe për tri ditë tjera gjatë javës së ardhshme. Në takim morën pjesë nënkryetari Sylaj, togeri Liman Tahiri e rreshter Mehmet Cakiqi përfaqësues të policisë, anëtarë të KLSP-së, banorë si dhe administratorë të fshatrave të rrethinës së Komoranit. Në takim, administratorët e fshatrave u njoftuan për punën e KLSP-së dhe bashkërisht adresuan brengat dhe shqetësimet e tyre dhe u diskutuan mënyrat se si të parandalohen dukuritë negative që kanë ndikim në sigurinë e përgjithshme. OSBE-ja nga ana e tyre shprehën kënaqësinë me angazhimin e Komitetit Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Komoran.